Plani i trajtimit për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë në ndërthurje me sistemet
informatike.
Zgjedhja e tipit të protezës
Dhëmbët që mungojnë mundë të zëvendësohen me një nga tre tipet e protezave.
Protez parciale e lëvizëshme .
Protes parciale fixe e mbështetur mbi dhëmbë .
Protes parciale fixe e mbeshtetur mbi implante .
Çdo restaurim duhet të përballojë forca okluzale të vazhdueshme të cilave i nënshtrohet, sepse forcat që
absorbohen nga dhëmbët që mungojnë trasmetohen nëpërmjet intermedierëve, konektorëve dhe ankoruesve.
Vlerësimi i dhëmbit
Faktorët që meren parasysh për të vlerësuar një dhëmbë që do të përdoret si dhëmbë shtyllë janë:
• Konfiguracioni i rrënjës
• Raporti kurorë rrënjë
• Shtrirja e ligamentit periodontalë
Konfiguracioni i rrënjës
Është një faktorë i rëndësishëm në vlerësimin e dhëmbit shtyllë.
Dhëmbët që janë më të gjerë vestibulo-lingual ose Mezio- distal janë më të preferuara se rrënjët e
rumbullakta në prerjen tërthore.
Dhëmbët posteriorë me rrënjë të ndara mirë [divergjente] ofrojnë një mbështetje paradontale më të mirë
sesa rrënjët që konvergojnë.
Raporti kurorë rrënjë
Ky raport është një masë e gjatësisë së dhëmbit jashtë kockës së kreshtes alveolare e krahasuar me
gjatësinë e rrënjës së fiksuar në kockë.
Shkatërimi i kockës në drejtim apikal, bënë që krahu i levës në atë pjesë jashtë kockës të ritet dhe
mundesitë për një dëmtim nga forcat laterale të rriten.
Raporti optimal është 2/3, një raport 1/1 është raporti minimal.
Shtrirja e ligamentit periodontal
Sipërfaqa e periodontale e rrënjëve të dhëmbëve shtyllë duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se
sipërfaqa periodontale e dhëmbëve që mungojnë (Ligji Antes).
Dhëmbët e gjerë kanë një sipërfaqe më të madhe dhe janë më të aftë për të përballuar forcat e tepërta.
Humbja e mbështetjes paradontale si pasojë e rezorbimit është sa 1/3-1/2 e kockës së kreshtës
alveolare.
Plani i trajtimit duhet të marë parasyshë këtë fakt.
(PBS) Perio Bridge Solution
Është një sistem i ideuar për desktop i cili bënë të mundur përllogaritjen automatike të sipërfaqeve
periodontale të dhëmbëve shtyllë dhe intermedierve.
Me PBS do të mund të siguroheni nga ana;
• Juridike
• Administrative
• Mjekësore
Sepse i gjithë sistemi është ndërtuar në parimet e Ligjit të Antesit.
Nëse raporti i intermedier/dhëmb shtyllë del negative, ura fixe nuk mund të bëhet, nëse del pozitiv atehere ura fikse mund të aplikohet.
Ju tregoni dhëmbët që do të përdoren si intermedier dhe dhëmbët që do të përdoren si dhëmbë shtyllë,
dhe jepni komandën ‘Llogarit’ dhe sistemi në mënyrë automatike ju jep konfirmimin nëse trajtimi me
këtë diagnozë mund të aplikohet apo jo.
Në bazë të gjithë këtij mini leksioni është ndërtuar llogjika e PBS.
Ky sistem është e paisur dhe me një Paradontometër e cila na ndihmon në Vizualizimin dhe matjen e
vlerave paradontale në data të ndryshme për një pacient të caktuar.
Me anë të tij mund të shohim ecurin e sëmundjes paradontale duke bërë regjistrime të ndryshme për një
pacient, gjithashtu mund të shënojmë të dhëna shtesë për një dhëmbë si;
• Hemoragji në sondim
• Gurëza subgingivar
• Gurëza supragingivar
Në anën e majtë të programit kemi funsksionet si;
Komandat
‘Refresh’.
‘Modifiko’ nëse kemi për të ndryshuar një gabim pas regjistrimit.
‘Fshi’ nëse duam të fshijmë.
‘Shto’ pasi kemi përzgjedhur pacientin dhe plotësuar paradontometrin për datën që duam të bëjmë regjistrimin.